22.5 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese shtyn për në datën 15 qershor seancën e radhës

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 15 qershor seancën e radhës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në vendimin e sotëm është vendosur që të pranohen provat shtesë, ndërsa nuk është vlerësuar thirrje e dëshmitarëve, kërkesë e bërë nga Këshilltari i Presidentit Meta.

Palës kërkuese që në këtë rast është Presidenca i është lënë afat deri në datën 8 qershor për të paraqitur provat shtesë. Ndërsa deri në datën 10 duhet të paraqiten shpjegimet shtesë.

Për avokaten Kalaja, sot sapo ka filluar beteja ligjore ne Gjykate Kushtetuese, duke u shprehur besimplotë se vendimi do te jete ne favor te tyre.

“Sot sapo filloi beteja ligjore në Gjykatë Kushtetuese, por jemi të sigurt që ato që kemi kërkuar ne, do ta detyrojmë të marrë vendime pro Teatrit. U pranuan të merren provat. Kemi kërkuar që si pjese e këtij procesi të jenë të gjitha dokumentacionin që kane prodhuar sipas nesh vendimin antiligjor dhe që lidhet direkt me shembjen e teatrit”, tha avokatja  Adriana Kalaja.

Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për një ekspert, që sipas Kalasë do të jetë nga radhët e trashëgimisë kulturore.

Ndërsa regjisori Edmond Budina tha: Në rastin e Teatrit Kombëtar morali dhe ligji janë bashkë, sepse është një aferë e madhe kurroptive dhe ne jemi besimplotë që do të jepet një vendim i drejtë. Me teatrin kombëtar ringrihet demokracia në këtë vend.

Lista e dëshmitareve e kerkuar nga Keshilltari i Presidentit

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...