36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Athletic Bilbao mposht Real Madridin në një perballje dramatike

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Real Madridi u ndal nga Athletic Bilbao, duke humbur 2-1 në “San Mames” në një ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të La Ligës. Kjo sfidë u zhvillua më herët për shkak të angazhimeve të Realit në Superkupën e Spanjës që do të mbahet në janar në Arabinë Saudite.

Ndeshja nisi me intensitet, dhe në minutën e 14-të, VAR anuloi një gol të Kylian Mbappé për pozicion jashtë loje. Bilbao mori avantazhin në pjesën e dytë falë një goli nga Berenguar. Mbappé pati mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e 68-të nga pika e bardhë, por gaboi për herë të dytë brenda një jave nga penalltia.

Real Madridi u rikthye përkohësisht në lojë falë një goli të Jude Bellingham në minutën e 78-të, duke vendosur ekuilibrat. Por vetëm dy minuta më vonë, Guruteza i dha Bilbaos golin e fitores, duke vulosur humbjen e Realit.

Kjo disfatë ndikon në përpjekjet e Real Madridit për të ruajtur pozitat në krye të tabelës, ndërsa Athletic Bilbao konfirmon formën e mirë në këtë sezon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...