14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohet 37-vjeçarja nga Librazhdi për ushtrim prostitucioni pas vdekjes në makine të 47-vjeçarit ne Korçe

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Vahide Shulin, 37-vjeçaren nga Librazhdi, e akuzuar për ushtrim prostitucioni pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi në qytetin e Korçës. Më 3 ditë më parë, shtetasi 47-vjeçar, Çelnik Malçellari, u gjet i pajetë në një mjet të parkuar në lagjen nr. 10 të qytetit, ku kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me 37-vjeçaren.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, 47-vjeçari ka humbur jetën nga hipertensioni, por hetimet kanë zbuluar detaje që e lidhin ngjarjen me ushtrimin e prostitucionit nga ana e Shulit. Më konkretisht, kur viktima ka shfaqur simptoma të sëmundjes, si të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët, ai ka refuzuar të lajmërojë ambulancën. Pas kësaj, Shuli është larguar nga vendngjarja duke i thënë se po shkon në shtëpi për të takuar bashkëshortin.

Grupi hetimor ka analizuar telefonin e viktimës dhe ka zbuluar një bisedë mes tij dhe 37-vjeçares, duke identifikuar kështu atë si personin që ishte në automjet gjatë ngjarjes. Po ashtu, në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, viktima kishte në dorë një kartëmonedhë 500 lekëshe të reja, çka konfirmon dyshimet e policisë për ushtrim prostitucioni nga ana e Shulit.

Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37-vjeçarja Vahide Shuli i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici.

Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe (të reja), çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37-vjeçares.

Sipas një njoftimi të policisë, “Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë e mundur identifikimi i shtetases V. Sh., e cila rezulton se ka qenë në automjet duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Hetimet kanë zbuluar se 47-vjeçari ka humbur jetën për shkak të hipertensionit”.

Vahide Shuli është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për shqyrtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...