29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ylli i Kombëtares shqiptare,Jasir Asani dhe partnerja e tij shijojnë pushimet luksoze në Dubai

Jasir Asani, ylli i Kombëtares shqiptare, po kalon një periudhë të shkëlqyer si në karrierën e tij ashtu edhe në jetën private. I vlerësuar dhe i dashur për tifozët, Asani vazhdon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, me minuta të vazhdueshme si titullar. Aktualisht, ai është aktiv edhe në Korenë e Jugut, ku luan për një ekip lokal, ndërkohë që ka mbyllur angazhimet me Kombëtaren pas dy ndeshjeve të luajtura në Air Albania.

Përveç suksesit në fushë, Asani po shijon një histori dashurie me partneren e tij, Giota, me të cilën kanë kaluar disa ditë relaksi në një resort luksoz në Dubai. Çifti ka ndarë momente të veçanta gjatë një safari, ndërsa futbollisti ka shpërndarë pamje nga pushimet e tyre në rrjetet sociale. Resorti luksoz që ata kanë zgjedhur është një prej më të mirëve në Dubai, dhe Asani nuk ka kursyer aspak për t’i ofruar partneres një pushim të paharrueshëm.

Giota, e cila është partnerja e Asanit që prej gati një viti, ka treguar në intervista se historia e tyre e dashurisë nisi me një ndjekje në Instagram. Ajo ka zbuluar se fillimisht nuk kishte menduar t’i përgjigjej mesazheve të futbollistit, por ai nuk hoqi dorë dhe më pas nisën të komunikonin, duke e shndërruar këtë histori në një lidhje të vërtetë.

Ajo ka përshkruar lidhjen me Asanin si të bukur, por edhe të vështirë, duke shtuar se kjo lloj lidhje ka kërkesa të veçanta për shkak të angazhimeve të tij si futbollist. Asani ka ndarë gjithashtu se pas nisjes së lidhjes së tij me Giotën, ai ka filluar të marrë më shumë mesazhe nga vajzat, por ka theksuar se zemra e tij është tashmë e mbyllur për të tjerat.

Çifti shfaqet kudo së bashku, dhe Giota është një mbështetëse e madhe e Asanit, duke qenë gjithmonë në stadium për ta përkrahur gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Këto pushime luksoze në Dubai janë vetëm një nga shumë momentet e bukura që ata po jetojnë së bashku, duke e përjetuar një histori dashurie që ka filluar gati një vit më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...