29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Trifon Murataj pronar i “Bana King” lirohet nga masa e “arrestit në burg”, vendoset masa “detyrim për tu paraqitje”

Trifon Murataj, biznesmeni dhe bosi i kompanive “Bana King” dhe “Zico Sh.a”, është liruar nga masa e sigurisë “arrest në burg” dhe është vendosur në masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore”. Ky vendim vjen pas dy vitesh qëndrim në kërkim, pasi në nëntor të vitit 2022, gjatë operacionit “Again”, ndaj tij u firmos një mandat “arresti me burg” për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të portit të Durrësit.

Megjithatë, ky mandat nuk u ekzekutua nga Policia e Shtetit, dhe Murataj qëndroi i shpallur në kërkim për dy vjet. Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë për Muratajn, duke argumentuar se nuk ishin krijuar kushte për të mbajtur në fuqi masën e “arrestit në burg” dhe se hetimi kundër tij mund të vazhdonte me masën e “detyrimit për paraqitje”.

Murataj dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje janë në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimet për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim vazhdojnë. Ai u shpall në kërkim pas kapjes së 33.5 kg kokainë në një kontejner të kompanisë “Bana King” në portin e Durrësit, e cila ishte dërguar përmes ngarkesës së bananeve nga Ekuadori.

Po ashtu, në një operacion të mëparshëm në dhjetor 2021, policia kishte zbuluar dhe sekuestroi 119 kg kokainë në një kontejner tjetër me banane, sasi që kishte mbërritur gjithashtu nga Ekuadori. Për këto raste, disa persona janë arrestuar, përfshirë punonjës të kompanive të Muratajt, por të gjithë ata janë liruar më pas, duke u vendosur në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...