32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Gazeta greke zbulon detaje të reja mbi dosjen “Sky ECC” dhe lidhjet e trafikantëve me oficerët e policisë

Gazeta greke e përjavshme “Documento” e gazetarit investigativ Kostas Vaxevanis ka publikuar një artikull të gjatë për dosjen “Sky ECC”, një hetim që ka çuar në pranga një oficer të policisë greke, ish-pjesëtar i njësisë anti-drogë, dhe dy trafikantë të njohur, grekun K. G dhe shqiptarin Sandër Pemaj. Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, është përfshirë në një bisedë me K. G ku flasin për mbulim të aktiviteteve të tyre kriminale.

Gjatë bisedave të tyre të përgjuara, Pemaj dhe K. G diskutojnë për ambiciet e tyre për të kontrolluar Athinën, duke parashikuar që do të bëhen “mbretër të Athinës”. Ata gjithashtu flasin për lidhjet e tyre me oficerë të policisë, duke përfshirë S. T, një oficer që ishte në shërbim tek Anti-Droga dhe që, sipas tyre, ishte një “mbështetje” për aktivitetet e tyre. Pemaj gjithashtu i kërkon K. G që të ndërhyjë për një çështje gjyqësore në favor të një të akuzuari tjetër, ku bëhet fjalë për një tjetër polic, A. T.
Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë çështje) dhe të një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës

Sandër Pemaj: Të jap fjalën

K. G: Makar ore vëllai im

Sandër Pemaj: Do duhen edhe cunat për mbulim

K. G: Dhe Marusin dhe shokun

K. G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka

Ata komunikojnë edhe për një cështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.

K. G: Cfarë është ky?

Sandër Pemaj:
Polic

Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)

Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)

Sandër Pemaj: Është i tij

Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)

Sandër Pemaj: 11 shtator

Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë

K. G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T)

K. G:
Cfarë ti thotë A. (polici A. T)

Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë

dhe biseda vijon…

Sandër Pemaj: O tiransi

Sandër Pemaj: E mban mënd

Sandër Pemaj
: Që u kap me kumbarin

K. G
: Të shkurtrin nga Menidhi?

K. G:
Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.
Në biseda të tjera, ata përmendin një takim të rëndësishëm që do të zhvillohet, dhe gjithashtu shprehin shqetësime për mënyrën se si mund të ndikojnë në zhvillimin e çështjes gjyqësore.

Ky raport i publikuar nga “Documento” zbardh thellësisht lidhjet e ngushta midis krimit të organizuar dhe disa oficerëve të policisë, duke nxjerrë në pah përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme që kanë për qëllim mbrojtjen e operacioneve të trafikantëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...