20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Gent Hazizi rrëfen tragjedinë familjare, tregon momentet e vetëvrasjes së vëllait

Aktori Gent Hazizi ka ndarë për herë të parë me publikun ngjarjen tragjike që ka shënjuar jetën e tij, vetëvrasjen e të vëllait. I ftuar në emisionin “Një gotë Rose”, Hazizi hapi zemrën dhe foli për këtë dhimbje të thellë që ka mbajtur brenda për shumë vite.

Ai tha se tragjedia ka ndodhur kur ai ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se i vëllai kishte mbyllur jetën me dorën e tij. Për të përballuar dhimbjen, prindërit vendosën ta dërgojnë në shkollë më herët, në përpjekje për ta ndihmuar ta harronte ngjarjen. Megjithatë, Genti tregon se mban mend çdo detaj të asaj dite, pasi ka qenë dëshmitar i asaj ngjarjeje tragjike.

Kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë… që kishte një litar gjaku dhe më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja”, ka thënë aktori. Ai shtoi se ka jetuar me mendimin që ai vetë ka vdekur atë ditë, dhe se çdo gjë e ka perceptuar ndryshe pas ngjarjes.

Sipas Hazizit, një moment i rëndësishëm në procesin e tij të shërimit erdhi pas një këshille të marrë nga zysha e tij në Itali, e cila e ndihmoi ta falte vëllain dhe të mbyllte atë kapitull të dhimbshëm të jetës së tij. Pas shumë viteve, ai mundi të gjejë paqe dhe të lërë pas atë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...