18.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Gent Hazizi rrëfen tragjedinë familjare, tregon momentet e vetëvrasjes së vëllait

Aktori Gent Hazizi ka ndarë për herë të parë me publikun ngjarjen tragjike që ka shënjuar jetën e tij, vetëvrasjen e të vëllait. I ftuar në emisionin “Një gotë Rose”, Hazizi hapi zemrën dhe foli për këtë dhimbje të thellë që ka mbajtur brenda për shumë vite.

Ai tha se tragjedia ka ndodhur kur ai ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se i vëllai kishte mbyllur jetën me dorën e tij. Për të përballuar dhimbjen, prindërit vendosën ta dërgojnë në shkollë më herët, në përpjekje për ta ndihmuar ta harronte ngjarjen. Megjithatë, Genti tregon se mban mend çdo detaj të asaj dite, pasi ka qenë dëshmitar i asaj ngjarjeje tragjike.

“Kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë… që kishte një litar gjaku dhe më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja”, ka thënë aktori. Ai shtoi se ka jetuar me mendimin që ai vetë ka vdekur atë ditë, dhe se çdo gjë e ka perceptuar ndryshe pas ngjarjes.

Sipas Hazizit, një moment i rëndësishëm në procesin e tij të shërimit erdhi pas një këshille të marrë nga zysha e tij në Itali, e cila e ndihmoi ta falte vëllain dhe të mbyllte atë kapitull të dhimbshëm të jetës së tij. Pas shumë viteve, ai mundi të gjejë paqe dhe të lërë pas atë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...