29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Rusia sulmon Kievin, dy të vdekur, dëme të rënda në Ambasadat Ndërkombëtare

Rusia ka ndërmarrë një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke shkaktuar dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Bombardimet shkaktuan një valë të madhe tymi dhe flakësh mbi qytetin, ndërsa raketat goditën disa zona të banuara, përfshirë ambasadën shqiptare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, në një postim në rrjetin social ‘X’, ka dënuar sulmin dhe ka shprehur shqetësim për pasojat që ai ka shkaktuar. Ai theksoi se sulmi me raketa ka rezultuar në vdekjen e një civili dhe ka dëmtuar një ndërtesë që përmban misione diplomatike, përfshirë ato të Shqipërisë dhe shteteve të tjera.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot, që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë,” ka shkruar Miller.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...