29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Operacioni “Koordinimi” në Korçë, arrestohen katër persona për shpërndarje Kokaine

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinimi”, duke goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në doza dhe duke arrestuar katër persona, përfshirë një shtetas turk. Operacioni, i realizuar nga Sektori Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, solli sekuestrimin e kokainës, armëve dhe një sasie parash.

Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Policisë morën informacion operativ për disa shtetas nga Rrogozhina që dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Korçës. Pas informacionit të marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, që lidhej me një automjet me targa të huaja, i shpallur alert nga Interpol Roma, policia organizoi një operacion të shpejtë dhe efikas.

Në hyrje të qytetit të Korçës, u ndalua një automjet tip Benz me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi A. D. Ky automjet kishte brenda tre shtetas të tjerë, përfshirë një shtetas turk dhe një shtetase të mitur 17 vjeçe. Gjatë kontrollit, policia sekuestruar 57 gramë kokainë, një shumë parash rreth 9000 euro, dhe më vonë, gjatë kontrolleve në banesat e dy shtetasve në Rrogozhinë, u gjet dhe një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të operacionit, u arrestuan shtetasit: A. D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”; O. Ç., 44 vjeç, shtetas turk, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”; E. Xh., 34 vjeç, dhe një 17-vjeçare për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”. Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi G. K., 20 vjeç, për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

Prokuroria ka marrë përsipër hetimet dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale janë dorëzuar për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...