21.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Projekt-Buxheti 2025, Bashkia Vlorë: Nika përballë Kryetarit – ‘Një orë me mua, kurs kontabiliteti sa për 10 vite me ekipin tuaj!’(Video)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Vlorë për diskutimin e Projekt-Buxhetit 2025, debati u përqendrua te investimet milionëshe për kopshtet dhe çerdhet.

Këshilltari Gjergji Nika kritikoi transparencën dhe mënyrën e rialokimit të fondeve, duke vënë në dukje mungesën e qartësisë mbi vlerën reale të projekteve dhe kostot e prishjes së objekteve ekzistuese.

Kryetar, në paketën fiskale që na paraqitët nuk shoh asnjë ulje të premtuar të taksave. Nëse doni leksione kontabiliteti, një orë me mua vlen sa 10 vite me këta të ekipit tuaj,” u shpreh Nika me tone të ashpra.

Ai theksoi se propozimet e tij nuk shtonin fonde shtesë, por synonin rialokimin e tyre për projekte me përparësi më të madhe dhe kërkoi më shumë transparencë për vlerën reale të investimeve.

Mbledhja vijoi me tensione dhe debate të ashpra, ndërsa pritet që diskutimet mbi buxhetin të thellohen në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...