34.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara në disa zona.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit.

Reshjet e shiut do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonat lindore dhe veriore priten gjithashtu shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë me 2 deri në 3 gradë Celsius.

* Temperatura minimale: 18°C
* Temperatura maksimale: deri në 39°C

Era do të fryjë nga veriperëndimi–verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 14 m/s.

Pavarësisht rënies së lehtë të temperaturave, vlerat termike do të mbeten të larta, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...

Tragjedi në Berat, 38-vjeçari humb jetën pasi konsumoi helme në banesë

0
BERAT – Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Berat, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte konsumuar një sasi...