12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Sekuestrohen 3.4 kg Kokainë në Pikën Kufitare të Muriqanit; Arrestohet 32-vjeçari nga Lushnja

Në një operacion të fundit antidrogë të koduar “Pakot”, Policia e Shtetit ka sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë në pikën kufitare të Muriqanit. Lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e një furgoni që po hynte në Shqipëri, drejtuar nga Adriatik Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u arrestua në flagrancë. 

Gjatë kontrollit të automjetit, përveç kokainës së ndarë në tre pako, u zbuluan edhe 60 shishe pije alkoolike dhe një televizor, të dyshuara si mallra të kontrabanduara, pasi nuk dispononin dokumentacionin përkatës. 

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Lënda narkotike, mallrat e kontrabanduara, automjeti dhe dy celularë të sekuestruar gjatë operacionit, u morën në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...