12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë periudhës prill-qershor, investimet turke në vend arritën në 64 milionë euro, duke e renditur Turqinë në krye të vendeve investuese në Shqipëri.

Austria, e cila në tremujorin e parë ishte investitori më i madh, gjatë tremujorit të dytë u rendit në vendin e dytë, me 62 milionë euro investime.

Historikisht, ndër investitorët e pranishëm në Shqipëri përfshihen Turqia, Austria, Holanda, Italia dhe Kosova.

Ndërkohë, gjatë muajve prill-qershor, Ishujt Kajman dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shënuar një rritje të ndjeshme të investimeve, duke ndikuar në rritjen e vlerës totale të investimeve në 741 milionë euro.

Ishujt Kajman janë përfshirë për herë të parë në treshen e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri, me 53 milionë euro investime.

Në anën tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Norvegjia, Suedia dhe Serbia renditen ndër vendet me nivelet më të ulëta të investimeve në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë, me vlera minimale investimesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...

Zjarr në kuzhinën e një hoteli në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e...

0
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e parë të hotel “Garden”, në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër është...