18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Donald Trump kritikon autoritetet pas sulmit në New Orleans: “Lidership praktikisht jo-ekzistent”

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër autoritetet amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit pas sulmit tragjik në New Orleans. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se agjencitë si FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë dështuar në mbrojtjen e qytetarëve amerikanë.

“SHBA-të po shkatërrohen – një erozion i dhunshëm i sigurisë, sigurisë kombëtare dhe demokracisë po ndodh në të gjithë vendin tonë,” shkroi Trump. Ai shtoi se vendi ka “lidership praktikisht jo-ekzistent” dhe bëri thirrje për një përfshirje më aktive të CIA-s në adresimin e këtyre sfidave.

“CIA duhet të përfshihet, TANI, para se të jetë tepër vonë,” vijoi ai në postimin e tij.

Trump theksoi nevojën për “forcë dhe lidership të fuqishëm” për të ndaluar përkeqësimin e situatës dhe mbylli mesazhin me sloganin e tij të njohur: “BËJË AMERIKËN SË MADHE SËRISH”.

Ky reagim vjen në një moment kritik për sigurinë e brendshme në SHBA, pas ngjarjeve që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e agjencive të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...