20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Mjegulla e dendur mbulon urën ikonike “Golden Gate” në San Francisco

Mjegulla e dendur ka kapluar qytetin e San Franciskos, duke krijuar një pamje mahnitëse dhe misterioze mbi urën e famshme “Golden Gate”. Kjo pamje e veçantë është kapur nga fotoreporteri i Anadolu në lokacionin Marin Headlands, duke ofruar fotografi mbresëlënëse të kësaj strukture ikonike.

Ura “Golden Gate”, e cila ndodhet në San Francisco, Kaliforni, është një simbol i qytetit dhe një nga urat më të njohura në botë. Ajo mori emrin e saj nga ngushticën e Golden Gate, e cila ndan qytetin nga Oqeani Paqësor. Ura u ndërtua ndërmjet viteve 1933 dhe 1937 dhe u hap për publikun më 28 maj 1937.

Me një peshë prej 887 mijë tonësh dhe një gjatësi prej 1.280 metrash, ura ka qenë një arritje inxhinierike e jashtëzakonshme për kohën e saj. Pas ndërtimit, “Golden Gate” u konsiderua si ura më e madhe e varur në botë dhe është e njohur për strukturën e saj të paharrueshme dhe pamjen spektakolare, sidomos kur mbulohet nga mjegulla e dendur që shpesh përfshin këtë pjesë të qytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...