21.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Shqipëria, destinacioni kryesor i vitit 2025 sipas tabloideve gjermane “Bild”

Shqipëria është renditur nga tabloidi gjerman “Bild” si një nga destinacionet kryesore për të udhëtuar gjatë vitit 2025. Në një artikull të publikuar së fundmi, revista njofton se Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por ka arritur të bëhet një vend trend për ata që kërkojnë diell dhe plazhe të bukura. Pjesa më e theksuar e artikullit përfshin Rivierën Shqiptare, e cila është përshkruar me ujërat e saj kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare të mrekullueshëm si Ksamil dhe Himara. “Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, Shqipëria ofron plazhe të qeta dhe mundësinë për të shijuar natyrën”, shkruhet në artikull.

Ky artikull është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një “superpromovim ndërkombëtar mediatik” për Shqipërinë. Ai theksoi se deri në nëntor të vitit 2024, 356 mijë vizitorë nga Gjermania kishin vizituar Shqipërinë, një shifër që tregon rritjen e interesit për turizmin shqiptar. Rama gjithashtu njoftoi se Shqipëria është duke u përgatitur për të marrë pjesë në ITB Berlin 2025, panairin më të madh në botë për turizmin, ku do të ketë mundësinë të prezantohet para një audiencë globale.

ITB (International Travel Trade Show) është ekspozita kryesore e industrisë së udhëtimeve dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të mësuar mbi vendet dhe rajonet e ndryshme të botës, duke u bërë një mundësi ideale për Shqipërinë për të forcuar pozitat e saj në tregun turistik ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...