25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Gjermani: Pasagjeri rrezikon jetën duke u varur nga treni në lëvizje me 282 km/h

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një 40-vjeçar nga Hungaria rrezikoi seriozisht jetën duke u varur nga jashtë një treni me shpejtësi 282 km/h, pasi humbi momentin për të hipur brenda.

Sipas raportimeve, pasagjeri hipi në tren në stacionin e Munich-ut pa një biletë të vlefshme dhe po udhëtonte drejt Ingolstadt. Në momentin që treni ndaloi për një pushim të shkurtër, ai doli për të pirë duhan, por kur dyert u mbyllën dhe treni filloi të lëvizte, ai nuk mundi të hipte përsëri brenda.

Në një përpjekje ekstreme për të mos humbur udhëtimin, 40-vjeçari gjeti një të çarë mes vagonëve dhe u var nga jashtë trenit për rreth 30 kilometra, duke rikrijuar një skenë të filmave aksion.

Kur treni ndaloi në destinacionin tjetër, ai u shoqërua menjëherë nga policia e Nurembergut, e cila e arrestoi dhe tashmë ai pritet të përballet me disa akuza administrative për sjelljen e tij të rrezikshme.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe ka nxitur diskutime mbi masat e sigurisë në transportin hekurudhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...