Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti fatal ka ndodhur më 21 gusht, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, ku humbi jetën Vasil Hasani, 41 vjeç, banues në Rrashbull.
Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia ka bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të dyshuar.
Në vijim, uniformat blu kanë arrestuar Rezar Rexhepin, 38 vjeç, banues në Sukth.
Gjithashtu, Policia ka gjetur automjetin tip “Benz A-Class”, i cili dyshohet se është përdorur në aksidentin me pasojë vdekjen e 41-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.





