35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Takimi me ministrat zhvillohet në formatin e “retreat”-it qeveritar, një mbledhje joformale që Rama e ka kthyer në traditë në nisje të sezonit të ri politik pas pushimeve verore.

Në tryezë pritet të jetë bilanci i punës së ministrive deri tani, ndërsa mbledhja vjen menjëherë pas diskutimeve të së dielës me drejtuesit socialistë.

Në qendër të diskutimeve të zhvilluara një ditë më parë ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, të prezantuara nga Rama në fund të korrikut, me synimin për të përcaktuar një qasje të re të Partisë Socialiste gjatë mandatit të ri qeverisës.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar nga socialistët për evidentimin dhe ndjekjen në kohë reale të problematikave të ngritura nga qytetarët.

Pas strukturave politike të partisë, tashmë radha u vjen ministrave për të raportuar mbi rezultatet e punës së deritanishme dhe për të përcaktuar prioritetet e fazës së ardhshme të qeverisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten, zbardhen detaje nga e kaluara e shqiptarit në...

0
Autoritetet greke po hetojnë në detaje të kaluarën dhe marrëdhënien e një 48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili vrau një 45-vjeçare në Nea Smyrni...