27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Homazh dhe Marshim në Kujtim të Martin Canit: Familjarët kërkojnë drejtësi

 

Familja e Martin Canit, në bashkëpunim me organizatën “Prindërit për Arsim Cilësor”, po zhvillojnë sot një homazh dhe marshim publik pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, duke nisur nga ora 11:00. Ky aktivitet vjen në kujtim të 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sulmi me thikë pranë shkollës më 18 nëntor.

Prindërit e Martinit kanë ngritur shqetësimin se askush nga prokuroria nuk i ka kontaktuar deri më tani dhe theksojnë se kërkesa e tyre e vetme është drejtësia për djalin e tyre.

Në marshim është i pranishëm edhe Luizi, shoku i Martinit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë vendin.

Vrasja e Martin Canit hapi një debat të gjerë mbi rritjen e dhunës mes të rinjve dhe sigurinë në institucionet arsimore. Familjarët dhe qytetarët e mbledhur sot kërkojnë veprime konkrete për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...