Lezhë – Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “FOUR”, duke arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e dhunës seksuale dhe emigracionit të paligjshëm.
Shtetasi i arrestuar, identiteti i të cilit është Kastriot Marku, përdorte katër emra të ndryshëm për t’i shpëtuar autoriteteve. Ai është i njohur gjithashtu si Erjon Prenga, Ervis Murati dhe Landi Lleshaj.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, çoi në kapjen e tij në qytetin e Laçit.
Marku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firence e ka dënuar me 7 vite, 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.






