35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Joe Biden publikon video lamtumire, falënderon Amerikanët për besimin gjatë mandatit të tij

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, ka ndarë një video emocionuese, duke përkujtuar momentet më të veçanta të mandatit të tij dhe duke falënderuar popullin amerikan për besimin e dhënë. Në postimin e tij në platformën “X”, Biden shkruan: “Amerikë, faleminderit që më besove këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale gjatë katër viteve të fundit.”

Videoja përmban vizita të shumta nga personalitete të njohura si Mariah Carey, Bono, Selena Gomez, Olivia Rodrigo, Billie Eilish dhe të tjerë që janë pritur në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij.

Presidenti Biden e përshkruan Shtëpinë e Bardhë si “Shtëpinë e Popullit”, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ka krijuar me qytetarët dhe vizitorët e SHBA-së.

Ndërkohë, inaugurimi i presidentit të ri, Donald Trump, do të zhvillohet në Capitol në orën 18:00 (me orën e Shqipërisë).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...