30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Operacioni “Interruption 2”: Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër për trafik droge

Policia e Tiranës ka realizuar një operacion anti-droge, ku janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Operacioni i koduar “Interruption 2” ka çuar në pranga dy shtetas: Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi S. D., 28 vjeç.

Sipas njoftimit nga autoritetet, arrestimet janë realizuar në Luz të Fushë Krujës, ku dy të arrestuarit po lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit të automjetit të Kujtim Ukajt, në bagazh janë gjetur 6 thasë me kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga Abdurrahman Rizvani, i cili kishte rolin e kontrolluesit të rrugës dhe njoftonte Kujtim Ukajn nëse kishte prezencë të Policisë.

Droga është sekuestruar si provë materiale, bashkë me dy automjetet, dy celularët dhe një shumë parash. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...