14.5 C
Tiranë
Saturday, February 15, 2025
spot_img

Ngjarje e rëndë në shkollën e Fshatit Shirok: Qeni sulmon katër nxënës, një vajzë pësone lëndime të rënda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, Kosovë, ku një qen ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka sulmuar katër nxënës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë që ndërhynë për të menaxhuar situatën. Për pasojë, qeni është asgjësuar nga njëri prej policëve të pranishëm.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin e panikut në shkollë, ku qeni hyn në korridoret e shkollës, duke shkaktuar nxënësit të largohen me nxitim. Edhe mësuesit dhe të tjerë të rritur shihen në pamje, ndërkohë që nxënësit e lënduar janë dërguar menjëherë në urgjencë për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve nga Policia, një vajzë e lindur në vitin 2017 ka pësuar lëndime serioze në kokë nga kafshimi, ndërsa tre nxënës të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Vajza e lënduar rëndë po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

https://www.facebook.com/watch/?v=1341654167186695

Policia ka identifikuar dhe arrestuar pronarin e qenit, i cili tani përballet me pasojat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT