13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Elton Iliriani zbulon gjendjen e Parashqevi Simakut: “Po pëmirësohet, por privatsia duhet respektuar”

Këngëtari Elton Iliriani ka shpërndarë një informacion të rëndësishëm për ndjekësit e tij mbi gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, pas shtrimit të saj në spitalin psikiatrik. Në disa video të postuara në InstaStory, Iliriani ka thënë se ka takuar këngëtaren në spital dhe ka vërejtur përmirësime në gjendjen e saj, megjithatë ka theksuar se nuk është ende në momentin e saj më të mirë.

“Parashqevia është shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë, por ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me ditën e parë kur u paraqit në spital,” ka thënë Iliriani, duke shprehur besimin se pas disa javësh mund të kthehet në shtëpi dhe të nisë rehabilitimin.

Megjithatë, ai ka ndarë një shqetësim lidhur me vizitat që janë bërë pa lejen e familjarëve të këngëtares. Ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kishin takuar Parashqevi Simakun në spital, dhe i kishin ofruar ndihmën e tyre me dashamirësi, por ato nuk kishin marrë miratimin e familjarëve. Iliriani ka bërë thirrje që të respektohet privatësia e pacientëve dhe se çdo vizitë do të kontrollohet nga familjarët.

“Unë u bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët. Nuk doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata,” ka shtuar ai.

Iliriani përfundoi me një mesazh optimist, duke shprehur besimin që Parashqevi do të rikuperohet plotësisht dhe së shpejti mund të kthehet në jetën e përditshme. “Po bëhet mirë, dhe kam besim që për pak javë mund të kthehet në shtëpi,” ka përfunduar ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...