30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Shkaktarët e tensionit të lartë, ndikimi i ushqimit në shëndetin e zemrës dhe veshkave

Një mjek i njohur ka dhënë një shpjegim të rëndësishëm për shkaqet e tensionit të lartë dhe mënyrat si mund të ndikojnë ushqimet në shëndetin e pacientëve. Sipas tij, një nga arsyet kryesore që shkakton tension të lartë nuk është zemra, siç perceptohet zakonisht, por veshkat.

“Tensioni i lartë është një çështje shumë e zakonshme sot, dhe faktorët që e shkaktojnë janë të shumtë. Ushqimet që i quajmë ‘junk food’ janë shtuar në mënyrë drastike dhe janë një nga shkaktarët kryesorë. Ushqimet e mbyllura, që shpesh janë të pasura me kripë dhe sheqer, ndikon shumë në rritjen e tensionit,” ka shpjeguar mjeku.

Ai ka theksuar gjithashtu se tensioni i lartë lidhet më shumë me dëmtimin e veshkave sesa me zemrën, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të menaxhohet kujdesi ndaj këtyre organeve për të ruajtur balancën e tensionit. “Veshka është ajo që mban balancën e tensionit të gjakut, dhe ndikon shumë në mbajtjen e niveleve të mineraleve në trup,” ka shtuar ai.

Një tjetër faktor që ndikon në tensionin e lartë është konsumi i tepërt i ushqimeve të pasura me glukozë, siç janë çokollatat, sufllaqet, hamburgerët, alkooli dhe pijet e gazuara. Mjeku ka bërë thirrje për kujdes dhe për mosndërprerjen e trajtimit të tensionit të lartë pa konsultuar më parë me specialistët.

Ai ka nënvizuar se pacientët që kurohen për hipertension duhet të kenë një qasje të kujdesshme ndaj medikamenteve dhe nuk duhet të ndalojnë trajtimin pa u konsultuar me mjekun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...