22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Chiara Ferragni largohet nga Vila Matilda, por gjen ngushëllim tek Giovanni

Chiara Ferragni ka konfirmuar se vila e mrekullueshme Matilda, e ndodhur buzë liqenit të Comos, nuk është më pjesë e jetës së saj. Influencuesja e njohur italiane u pyet së fundmi për shtëpinë dhe dha një përgjigje të shkurtër, por domethënëse:

“Ishte e ish-burrit tim dhe ai po e shet.”

Vila Matilda, e quajtur sipas qenit të dashur të Ferragni-t, u konsiderua si shtëpia e ëndrrave për të dhe ish-bashkëshortin Fedez, ku planifikonin të kalonin kohë me fëmijët e tyre, Leone dhe Vittoria. Megjithatë, pas ndarjes së tyre, vila ka mbetur pothuajse e pabanuar.

Ndërkohë, Ferragni po e vijon jetën e saj sentimentale pranë Giovanni Tronchetti Provera, një trashëgimtar i njohur i një prej familjeve më të fuqishme të industrisë italiane. Lidhja e tyre po ndiqet me interes nga fansat dhe mediat, të cilët janë kuriozë për çdo detaj të romancës së re të influencueses së famshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...

Lapaj akuza të forta për naftën: ‘Del si ujë në Kuçovë, por shqiptarët paguajnë...

0
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur shqetësime të forta për menaxhimin e sektorit të naftës në vend, duke e cilësuar situatën...

Shqiptari gjendet i pajetë në Greqi, dyshime për vrasje

0
Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Mesinisë, pranë Kalamata, duke ngritur dyshime për një ngjarje kriminale. Sipas mediave...

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....