25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Goditja e trafikut të armëve: Alban Gjidiaj arrestohet në Londër, pritet ekstradimi në Shqipëri

Pas arrestimit në Kolumbi disa ditë më parë të Almir Gjidiaj, i vëllai i tij i kërkuar nga SPAK për dosjen e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe është prangosur në Londër.Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër disponuar nga Tch tregojnë se përpara kësaj gjykate ka dalë Alban Gjidiaj28 vjeç.

Ai kërkohet nga SPAK nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët në bashkëpunim në 10 Prill 2023 tentuan kalimin e një sasie armësh dhe municioni drejt Britanisë së Madhe. Alban Gjidiaj është ndaluar nga policia Metropolitane e Londrës në zonën e Barnet në veri të kryeqytetit britanik.

Gjykata e pranoi kërkesën që Gjidiaj ta ndjekë procesin e ekstradimit me kusht pas dorëzimit të pasaportës dhe një garancie monetare 5.000 stërlina ofruar nga një i afërm. Ai do të rikthehet në këtë gjykatë më 26 Shkurt.
Në Gusht të vitit të shkuar përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona.

U sekuestruan një sasi armësh të cilat fshiheshin nëpër mobilie e dërgoheshin me furgonë drejt Anglisë.
Arsenali i armëve të sekuestruara përbëhej prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.
Në këtë operacion në Tiranë u arrestuan Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.
Tre të tjerë u shpallën në kërkim dy prej të cilëve njëri në Kolumbi dhe tjetri në Londër tashmë të arrestuar si pjesë e kësaj dosje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...