27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

JD Vance mesazh të fortë nga Mynihu: Nuk fitoni duke censuruar opozitën dhe duke arrestuar kundërshtarët!

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka dhënë një mesazh të qartë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke kritikuar ashpër censurën politike dhe përndjekjen e opozitës në vendet demokratike.

Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar oponentët tuaj apo liderin e opozitës… as duke paditur gazetarë që raportojnë lajme!”, deklaroi Vance, duke nënkuptuar se demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa lirinë e shprehjes dhe garën e ndershme politike.

Zëvendëspresidenti amerikan theksoi se demokracia nuk mund të jetë vetëm një parim teorik, por duhet të vihet në praktikë, duke nënvizuar shqetësimin e tij për shtimin e censurës dhe goditjeve ndaj opozitës në vende të ndryshme të botës.

“Unë thellësisht besoj se nuk duhet të keni frikë nga zërat dhe opinionet alternative për atë sesi liderët po drejtojnë shtete të ndryshme evropiane. Fjala e lirë, kam frikë, se po censurohet. E djathta po sulmohet në të gjithë botën”, u shpreh ai para liderëve evropianë të pranishëm në konferencë.

Këlliçi: Rama do të paketohet për tek miku i tij McGonigal!

Deklaratat e Vance kanë ngjallur reagime edhe në Shqipëri. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka ironizuar situatën politike në vend, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e tij me skandalin McGonigal.

Dikush ta njoftojë Edi Ramën se ka edhe më keq se Chrisi! Shpejt do paketohet për tek miku i tij McGonigal”, shkroi Këlliçi në rrjetet sociale.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur debati mbi lirinë e medias, pluralizmin politik dhe ndërhyrjet në drejtësi mbetet mjaft i nxehtë në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...