27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Zebërvoki zhgënjehet nga Egli Tako: “Tërhiqem nga çdo fjalë e thënë për të”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj Egli Takos, me të cilën kishte ndërtuar një raport të afërt brenda shtëpisë.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehu keqardhjen e tij për mënyrën se si Egli është shfaqur në vazhdim të lojës, duke theksuar se e kishte parë atë si një finaliste të denjë, por tashmë nuk mendon më njësoj.

“Hiqni follow, më shani, më kundërshtoni, bëni ç’të doni, ama unë zhgënjimin tim në lidhje me Eglin do e shpreh hapur. Kam qenë ndër të parët që e kam vlerësuar si mike të mirë dhe kam dashur ta shoh finaliste e pse jo fituese, por sot tërhiqem nga çdo fjalë e thënë. Sa keq më vjen që u transformua kështu, por ç’ti bësh, ajo lojë ashtu e ka.” – ka shkruar Zebërvoki.

Ish-banori i BBVA la të kuptohet se ndryshimi i Eglit gjatë lojës ka qenë arsyeja kryesore e zhgënjimit të tij.

“Big Brother është një format që ose nxjerr në pah vlerat e dikujt, ose ndodh e kundërta. Kjo është arsyeja pse nuk pranova të përfshihesha në strategji gjatë qëndrimit tim në shtëpi.”

Reagimi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa fansat e Eglit kanë dalë në mbrojtje të saj, duke theksuar se loja është dinamike dhe çdo konkurrent zgjedh rrugën e tij për të arritur finalen.

Mbetet për t’u parë nëse Egli Tako do të reagojë ndaj deklaratave të Zebërvokit apo nëse situata do të ndikojë në ecurinë e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...