25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Foto/ Festa që u kthye në Tragjedi: Çifti i fejuarëve përfshihet në aksident fatal në aksin Përrenjas-Librazhd

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm, më 15 Shkurt, në aksin Përrenjas-Librazhd, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani. Ajo po udhëtonte bashkë me të fejuarin e saj, 33-vjeçarin Zef Sinani, pas një dreke për Shën Valentin në Pogradec. Aksidenti ndodhi pasi mjeti ku ata po udhëtonin përplasi një kamion me targa nga Shkupi, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të Zef Sinanit dhe vdekjen e menjëhershme të Megi Xhetanit, e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Çifti, të cilët kishin tre muaj që ishin fejuar, jetonin në Mamurras. Megi Xhetani ishte studente në Universitetin e Tiranës dhe vajza e vetme në familje. Ajo po kthehej me të fejuarin e saj për në shtëpi kur ndodhi aksidenti tragjik.

Zef Sinani u plagos rëndë dhe u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit, pastaj në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka njoftuar se, sipas hetimit paraprak, aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Zef Sinani, është arrestuar. Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi kur automjeti që ai drejtonte përplasi kamionin e drejtuar nga një shtetas nga Shkupi.

Ngushëllimet dhe reagimet për këtë tragjedi kanë qenë të shumta, ndërsa hetimet e policisë për shkakun e aksidentit vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...