30.6 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Pse e ktheve Jozin?”, Gjesti jep përgjigjen Rozanës për rikthimin e ish-banorëve

 

Ditën e sotme, në një bisedë mes Gjestit dhe Rozanës, u diskutua për vendimin e Gjestit për të rikthyer në shtëpi ish-banorët G-Bani, Jozi dhe Amber, pas zarfëve të zi që ata morën. Rozana ishte e shqetësuar për këtë veprim, duke u fokusuar kryesisht tek Jozi, për shkak të marrëdhënies së keqe që kishte pasur me Gjestin.

Rozana e pyeti Gjestin se pse e bëri këtë zgjedhje, veçanërisht duke pasur parasysh që Jozi kishte bërë veprime të papranueshme ndaj tij në të kaluarën. Ajo theksoi se kishte qenë afër Gjestit dhe e kishte mbështetur gjatë periudhës që Jozi kishte qenë pjesë e lojës.

Rozana: Përveç Amberit që nuk ke patur ndonjë marrëdhënie të keqe, G Banin dhe Jozin, po më shumë Jozin me të gjithë atë që të bëri ty. Që ti e di që unë të kam qëndruar shumë afër, që të kam mbështetur në atë që bëri Jozi dhe i jam turrur edhe njerëzve të tjerë. Si e bëre ti këtë që e fute në shtatshe? Për çfarë?

Gjesti: Për ta nxjerrë jashtë sërish.

Rozana: Atëherë bie në kontradiktë me atë që bëre me Gertën që the se bëra gabim që e ktheva brenda sërish pasi e ktheve. Pra ti po përsërit gabimet e tua?

Gjesti: Bëra gabim? Bëmë gabim në lojë të gjithë sepse lojtari ishte jashtë.

Rozana: Po këto ku ishin? A ishin jashtë?

Gjesti: Po, por kjo është e imja.

Rozana: A e di çfarë të ka bërë Jozi ty? E mban mend?

Gjesti: Po, e di shumë mirë. Pse ia fala? Jo nuk ia kam falur.

Rozana: Pse e solle? Çfarë do ti bësh G Banit? Doli jashtë me Zarf të Zi.

Gjesti: Edhe ti si Gerta po ma bën, po do të të tregoj lojën time? Ku është problemi tani?

Rozana e kundërshtoi, duke i kujtuar se kishte kritikuar Gertën për një veprim të ngjashëm, duke ngritur pyetjen nëse Gjesti po përsëriste gabimet e tij.

Gjesti, megjithatë, qëndroi i vendosur në vendimin e tij, duke thënë se çdo lojtar në shtëpi mund të bëjë gabime dhe se kjo është pjesë e lojës. Ai e mbylli bisedën duke e ftuar Rozanën që të shihte më thellë veprimet e tij dhe të mos gjykonte pa e kuptuar mirë strategjinë që po ndiqte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...