23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Dhunë barbare ndaj një punonjësi të ‘Ilirian Guard’ në Vlorë, autorët të lirë

Një punonjës i kompanisë shtetërore të sigurisë ‘Ilirian Guard’, rreth 36 vjeç, është dhunuar rëndë gjatë orarit të punës në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje mes 36-vjeçarit dhe një shoferi të një institucioni shtetëror në Vlorë. Shoferi refuzoi të lëvizte makinën, pavarësisht kërkesës së punonjësit të sigurisë. Pas përplasjes verbale, shoferi u largua, por u rikthye më vonë me dy djemtë e tij dhe disa shokë, duke e sulmuar fizikisht punonjësin e ‘Ilirian Guard’. Viktima u godit me mjete të forta në kokë dhe trup, duke pësuar dëmtime serioze.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë, ndërsa autorët e sulmit vijojnë të jenë të lirë. Deri më tani, i vetmi person i shoqëruar është Selman Luzi, i cili pas disa orësh mbajtjeje në komisariat është lënë i lirë.

Ndërkohë, 36-vjeçari i dhunuar ndodhet prej tre ditësh në Spitalin e Vlorës, duke marrë trajtim mjekësor. Familjarët e tij kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim për autorët e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Qershor 2026

0
Për 15 qershorin, vendi pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, tipik për mesin e muajit qershor. Dielli do të dominojë...

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...