26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Policia e Tiranës finalizon operacionin “Finish”, 3 persona në pranga për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

Në kuadër të hetimeve intensive, u arrestuan shtetasit M. P. (62 vjeç), O. J. (43 vjeç) dhe E. Y. (42 vjeç). Gjithashtu, u nisi procedimi penal për shtetasen B. N. (24 vjeçe) dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A. (34 vjeçe).

Grupi hetimor ka zbuluar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, të cilat i shisnin kundrejt pagesave që varionin nga 20,000 deri në 30,000 lekë të rinj. Këto certifikata përdoren nga shtetas të ndryshëm në institucionet arsimore.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, të cilin e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike të përdorur për përgatitjen e certifikatave false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...