27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Bashkëshorti i Modeles Angela Martini fiton betejën ligjore pas 6 vitesh në Rumani

Dragoș Săvulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, ka fituar një betejë ligjore me drejtësinë rumune pas 6 vitesh. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Rumani ka vendosur të pranojë se urdhri i arrestimit që ishte lëshuar ndaj tij ishte i paligjshëm, duke theksuar se ai ishte mbajtur në arrest për vite të tëra, pavarësisht anulimit të dënimit të tij nga Italia.

Dragoș Săvulescu është tani i vetmi qytetar rumun që ka arritur të dëshmojë pafajësinë e tij dhe të provojë padrejtësinë e autoriteteve rumune në këtë çështje. Italia, e cila kishte hedhur poshtë vendimet e Rumanisë, i kishte dhënë Săvulescut shtetësinë italiane dhe kishte fshirë regjistrin e tij penal. Megjithatë, për vite me radhë, Rumania ka refuzuar të njohë vendimet e gjykatave italiane, duke vazhduar të mbajë mbi të një barrë juridike të paligjshme.

Tre vjet më parë, autoritetet rumune kishin bërë presion mbi Greqinë për të arrestuar Săvulescun, ndonëse nuk kishte asnjë bazë ligjore për këtë. Ai luftoi dhe fitoi betejën ligjore, duke provuar se si Greqia dhe Italia ishin kundër veprimeve të Rumanisë. Tani, edhe Gjykata më e Lartë e Rumanisë ka pranuar se e gjithë ndjekja ligjore ndaj tij ishte e pajustifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...