28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Rama: Partia Socialiste është organizmi ku bëhen operacionet kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste është organizmi ku kryhen operacionet kundër korrupsionit, duke theksuar se ky proces përfshin pastrimin e “tumoreve” brenda pushtetit, por mund të ketë edhe “aksidente”.

Gjatë një deklarate, ai nënvizoi se me reformën në drejtësi, pushteti politik i ka dorëzuar “shpatën” institucioneve të reja të drejtësisë.

Edi Rama:

Shpatën e ka pasur pushteti politik. Ne këtë shpatë, me reformën në drejtësi, ia dorëzuam zonjës. Në momentin që ke dorëzuar shpatën, nuk mund t’i thuash më ‘ti do ta përdorësh ku të të them unë’. Vetëm injorantët dhe lagësirat e kënetës mund ta interpretojnë kështu, por nuk funksionon kështu. Kur e ke dorëzuar me firmë dhe vulë, i ke thënë ‘merre shpatën, është e jotja’. Dhe kur i ke dhënë shpatën, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde, sepse shpata është për t’u përdorur, jo për t’u mbajtur në dollap.”

Ai shtoi se ky proces është i dhimbshëm dhe stresues, por i domosdoshëm.

“PS është bërë organizmi mbi të cilin bëhen edhe operacionet kundër korrupsionit. Sigurisht, ka në organizmin e përgjithshëm të pushtetit edhe tumore për t’u pastruar. Por ndodhin edhe aksidente në këtë proces, sepse është një praktikë e re dhe natyrisht që është e dhimbshme, e rëndë, stresuese të përjetosh gjëra që nuk është e vështirë të kuptosh që janë gabim, por duhet të mbash qëndrimin e duhur.”

Rama theksoi se procesi i reformës është i pakthyeshëm dhe se qeveria e tij ka qëndruar e vendosur në respektimin e drejtësisë, pavarësisht sfidave që ka sjellë kjo qasje.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...