32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Detaje të reja mbi vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë: Autori është babai i saj

Hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur muajin e kaluar në Tiranë, ku një 24-vjeçare palestineze u gjet e vrarë me thikë në një apartament të marrë me qira, kanë sjellë zhvillime të reja.

Fadi Alwan, i cili fillimisht u raportua si bashkëshorti i Rayyan Alwan, është konfirmuar nga autoritetet si babai i saj dhe njëherësh autori i dyshuar i krimit.

Arratia dhe dyshimet mbi krimin

Sipas të dhënave, Fadi Alwan, 49 vjeç, është larguar drejt Libanit menjëherë pas vrasjes dhe aktualisht mbetet i pakapshëm. Itinerari i tij i saktë ende nuk dihet, ndërsa motivet që e shtynë të kryente këtë akt të rëndë mbeten mister.

Trupi i pajetë i Rayyan Alwan u gjet në një banesë në rrugën e Kavajës, ku ajo jetonte së bashku me babain e saj. Hetimet kanë zbuluar se dy shtetasit palestinezë kishin ardhur në Shqipëri më 19 shkurt, duke udhëtuar nga Gjermania në Rinas, ku në kontrollin kufitar u prezantuan me dokumente greke.

Momentet e fundit para vrasjes

Pas mbërritjes në Tiranë, babë e bijë kanë marrë një taksi që i ka çuar në apartamentin me qira. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se më 22 shkurt, 49-vjeçari është parë duke u larguar nga zona, dhe më të njëjtën ditë është nisur nga aeroporti i Rinasit në drejtim të paditur. Autoritetet dyshojnë se vrasja ka ndodhur pikërisht më 22 shkurt.

Policia shqiptare vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa kërkimet për kapjen e Fadi Alwan janë intensifikuar. Shkaku i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së të resë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...