32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Tragjedi në industrinë e muzikës: Reperi G$ Lil Ronnie dhe vajza e tij pesëvjeçare vriten në një sulm me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës në Shtetet e Bashkuara. Reperi i njohur G$ Lil Ronnie ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, së bashku me vajzën e tij pesëvjeçare, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Forest Hill, Teksas.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, ngjarja ndodhi në një lavazh, ku një automjet i bardhë iu afrua reperit dhe dy burra hapën zjarr. Fatkeqësisht, plumbat qëlluan edhe vajzën e tij të mitur, duke i marrë jetën në vend.

Autorët janë larguar menjëherë, ndërsa forcat e rendit kanë mbërritur në skenën e krimit, ku kanë gjetur dy viktimat pa shenja jete. Raportimet nga dëshmitarët tregojnë se në lavazhin e Forest Hill janë dëgjuar deri në 30 të shtëna.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet tashmë kanë identifikuar njërin prej dy të dyshuarve dhe kanë lëshuar një urdhër arresti.

Tezja e reperit tha për CBS: “Ai ishte një reper. Nuk shqetësonte askënd, nuk sulmoi askënd. Ishte një njeri i familjes. Po pastronte makinën dhe dikush hyri duke qëlluar mbi të dhe foshnjën e tij. Një foshnjë. Foshnja e tij.”

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin muzikor dhe ka ngritur edhe një herë shqetësimin për dhunën me armë në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...