32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Refuzohet kërkesa për apelimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulaj

 

Gjykata e Apelit në Londër ka refuzuar kërkesën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Vendimi është marrë më 25 shkurt nga gjykatësi Sir Peter Lane, i cili pranoi argumentet e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, përfaqësuar nga një prokuror britanik, duke mos pranuar aplikimin për apelimin e ekstradimit.

Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt kishin tentuar të rrëzonin vendimin e Gjykatës së Ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” të datës 27 gusht 2023, ku kërkesa e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tyre ishte pranuar.

Ky vendim hap rrugën për ekstradimin e grupit në Shqipëri, ku ata do të përballen me akuzat për vrasjen e Ardian Nikulaj, e kryer nga portugezi Ruben Saraiva në Shëngjin më 19 prill 2023. Sipas Prokurorisë së Lezhës, Edmond Haxhia është akuzuar si truri i organizatës, ndërsa katër shtetasit britanikë ishin përgjegjës për mbikëqyrjen e viktimës dhe përcjelljen e informacioneve ekzekutorit.

Ky është i dyti rast i ekstradimit të një shtetasi britanik në Shqipëri, pas rastit të vitit 2007, kur britanikët Dino Christodoulou dhe Robin Arnold u ekstraduan dhe u dënuan për abuzime me fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...