32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton transferimin e 5 prokurorëve dhe plotësimin e vendeve vakante

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi dje seancën plenare të radhës, ku mori disa vendime të rëndësishme lidhur me transferimin e prokurorëve dhe plotësimin e vendeve vakante.

Në kuadër të këtyre vendimeve, u miratua transferimi i 5 prokurorëve nga rrethet përkatëse në organet e akuzës në Tiranë dhe Elbasan. Prokurorët që do të kalojnë në këto drejtoritë janë: Enkeleda Hoxha nga Kukësi, Francesk Ganaj dhe Odeta Torodushi nga Lezha, Lediana Shkurti nga Korça, si dhe Xhoana Mehmeti nga Dibra, e cila do të transferohet në Elbasan.

Gjithashtu, Këshilli miratoi unanimisht plotësimin e 3 vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë.

Në njoftimin zyrtar, Këshilli thekson se vendimet për transferimet u morën pas një sërë diskutimesh dhe u miratuan me shumicë votash. Gjatë seancës ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EU4JUSTICE.

Këto ndryshime synojnë përmirësimin e efikasitetit të punës së prokurorive dhe forcimin e strukturave të drejtësisë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...