34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Ilir Meta nga burgu: “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të arrijë një fitore historike më 11 maj

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, duke dhënë një mesazh të fortë pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Ai deklaroi se opozita është gati për të sfiduar qeverinë dhe për të sjellë ndryshime të mëdha në ekonomi dhe shoqëri.

“Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Një koalicion gjithëpërfshirës sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme,” tha Meta.

Ai prezantoi programin e Partisë së Lirisë, të fokusuar në pesë prioritete kryesore:

• Ndalimin e shpopullimit,

• Dyfishimin e pagave dhe pensioneve,

• Fuqizimin e arsimit dhe kapitalit njerëzor,

• Përmirësimin e bujqësisë dhe ushqimit,

• Shqipërinë si fuqi eksportuese.

Meta kritikoi qeverinë për politikat ekonomike dhe akuzoi se modeli aktual mbështetet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, duke dëmtuar prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë. Ai tha se eksportet përbëjnë vetëm 8% të PBB-së, një shifër e pandryshuar që nga vitet ’90.

Në mesazhin e tij, Meta u shpreh optimist për një fitore të opozitës më 11 maj, duke theksuar se koalicioni me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë do të sigurojë një rezultat historik.

Për 10 vite, ‘arritja’ më e madhe e gaztorit të Rilindjes ka qenë manipulimi i opozitës dhe përdorimi i McGonigalëve për të garantuar heshtjen e drejtësisë. Por këtë herë, opozita është e bashkuar dhe e vendosur për të sjellë ndryshimin,” tha ai.

Meta siguroi se Partia e Lirisë është gati të luajë një rol kyç në zgjedhjet e ardhshme dhe të arrijë një rezultat historik dyshifror. Ai theksoi rëndësinë e organizimit të opozitës për të sfiduar një qeveri të konsumuar, duke e quajtur 11 majin një betejë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...