35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Putin i përgjigjet Macronit: Disa kanë harruar fatin e Napoleonit

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka reaguar një ditë pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e cilësoi Rusinë si një kërcënim për Evropën dhe sugjeroi mundësinë e vendosjes së disa shteteve evropiane nën mbrojtjen bërthamore të Francës.

Në komentet e tij, Putin ironizoi idenë e Macronit duke përmendur dështimin e Napoleonit në fushatën e tij kundër Rusisë në vitin 1812.

“Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi,” tha Putin, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e presidentit francez.

Gjatë fjalës së tij, Putin theksoi gjithashtu se Rusia do të zgjedhë një paqe që i garanton siguri afatgjatë.

“Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë stabilitetin afatgjatë të vendit tonë,” deklaroi ai.

I pyetur nga një nënë e një ushtari të rënë nëse Rusia do të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë, ai u përgjigj shkurt: “Nuk do të tërhiqemi.”

Ndërkohë, Ministria e Jashtme ruse ka kundërshtuar idenë e një armëpushimi njëmujor dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Zëdhënësja Maria Zakharova deklaroi se çdo ndërprerje e përkohshme e luftimeve është e papranueshme pa një marrëveshje përfundimtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...