34.7 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Bashkëshortja e Andis Harasani: “Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u shpërnda nga bashkëshortja e tij, Suela Harasani, e cila shprehu dhimbjen dhe humbjen e madhe përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Suela Harasani ka ndarë një mesazh për miqtë dhe familjarët, duke theksuar se Andis luftoi për jetën me gjithë forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonin gjithmonë. Ajo shtoi se ai e humbi betejën me kancerin, por do të mbetet përjetësisht në zemrat e saj dhe të dy fëmijëve, Thea dhe Henry.

Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!” – shkruan ajo.

Andis Harasani ka qenë një figurë e njohur në jetën politike dhe profesionale shqiptare, i njohur për angazhimin e tij si deputet i PS-së dhe për kontributin në sektorin e energjisë. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh te të dashurit e tij dhe komuniteti. Detajet e ceremonisë së lamtumirës do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...