26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

PD publikoi listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare: Berisha kryeson në Tiranë, rikthehet Jozefina Topalli

Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, ku Sali Berisha kryeson në qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Në listën e mbyllur, një nga surprizat kryesore është rikthimi i Jozefina Topallit, ndërsa në listën e hapur janë përfshirë Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, dy nga kandidatët më të votuar në primaret e Tiranës. Vendimi për t’i lënë ato jashtë zonës së sigurt është parë si një manovër për të siguruar hapësirë për Mesila Dodën (PDIU), Fatmir Mediun (PR) dhe dy kandidatët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi.

Ilir Alimehmeti, një tjetër figurë e votuar gjerësisht në primare, është vendosur në listën e hapur, ndërsa Hysen Kadiu, kandidati më i votuar në qark, refuzoi të ishte pjesë e listës si protestë ndaj vendimeve të partisë.

Përmbysje në qarqe: Emra të rinj dhe rikthime

Në qarkun e Elbasanit, Berisha ka bërë ndryshime të mëdha, duke lënë jashtë zonës së sigurt Dashamir Sulën, një nga kandidatët më të votuar në primare. Armaldo Kllogjeri (Maestro) është një tjetër emër që është përfshirë në këtë qark.

Në Durrës, rikthehet Gent Strazimiri dhe Igli Cara, ndërsa një vend të sigurt ka kandidati i Agron Dukës.

Në Fier, lista kryesohet nga Gazment Bardhi, ndërsa një vend të sigurt ka marrë Saimir Korreshi. Ilir Meta ka vendosur kandidaten e tij, Brunilda Haxhiaj, në këtë qark.

Në Shkodër, lista udhëhiqet nga Luçiano Boçi, ndërsa siguri kanë Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, me një emër të ri që përfshihet, Kliti Hoti.

Në Korçë, lista drejtohet nga Ivi Kaso, me emrat Bledjon Nallbani dhe Lediani Aliolli në zonën e sigurt, ndërsa Edmond Spaho është lënë në listën e hapur.

Në total, Berisha ka përfshirë në zonën e sigurt 19 deputetë, shumica besnikë të tij, ndërsa 13 deputetë aktualë janë vendosur në listën e hapur. Ndërkohë, 11 deputetë të grupit aktual parlamentar kanë refuzuar të kandidojnë ose janë tërhequr nga gara pas përjashtimit nga lista.

Me këtë përbërje, mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky konfigurim i ri në performancën elektorale të PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...