24.2 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tropojë/ Policia vë në pranga 46-vjeçarin, autorin e ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në fshatin Luzhe të Tropojës.

Shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç.

Fill pas ngjarjes policia ka vënë në pranga 46-vjeçarin Ahmati. Sipas “bluve” bëhet fjalë për një konflikt të çastit për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Njoftimi i policisë 

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin.

Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.

Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...