36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Shqipëria bëhet gati për Eurobondin e pestë, nis kërkimin e konsulentit

Shqipëria parashikon që të dalë në tregjet e kapitalit për herë të pestë dhe si pjesë paraprake e këtij plani është ajo e gjetjes së një konsulenti që do ta këshillojë dhe udhëheqë drejt kësaj dalje.

Këtë herë në dokumente është specifikuar që konsulenti të ketë njohuri në ligjin anglez dhe atë amerikan sa i takon letrave me vlerë çka sinjalizon se ndoshta monedha në të cilën do të emetohet nuk është më vetëm “euro”.

“Pas emetimit të Eurobondit në vitin 2020 që lejoi vendin të emetojë 650 milion euro për 7 vjet dhe me një kupon prej 3.50%, Republika e Shqipërisë (“si Lëshues”) përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, po shqyrton daljen në tregun ndërkombëtar në të ardhmen e afërt për emetimin e një Eurobondi të ri.

Si rrjedhojë e kësaj Ministria e Financave dhe Ekonomisë po kërkon propozime nga konsulentët ligjorë që do të ofrojnë këshilla ligjore për emetimin e eurobondit të pestë, dhe që kanë ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin federal të letrave me vlerë të SHBA” thuhet në dokumentin e Financave.

Kjo e fundit sqaron se qëllimi i shërbimeve të kërkuara është të sigurohet arritja e interesave më të mira të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjatë procesit në konsiderim të emetimit të një Eurobondi. Fondi limit i kontratës është 22.4 milionë lekë.

“Qëllimet e shërbimit janë së pari rishikimi i çështjeve ligjore dhe rregullatore – Këshilla të përgjithshme për ligjin e bursave dhe rregullore të tjera lokale dhe tatimore të zbatueshme për emetimet e bonove globale dhe ofertat e tenderit nga subjektet sovrane.

Së dyti, ndihma në procesin e Due Dilligence që konsiston në dhënien e këshillave dhe ndihmës si dhe verifikimin e saktësisë së informacionit që përmbahet në dokumentet e ofertës.

Së treti përkufizimi i një afati kohor për zbatimin dhe përgatitja e dokumenteve të ofertës së emetimit të Eurobondit. Në fund edhe hedhja e obligacioneve në tregje, mbyllja e ofertave dhe listimi i bursave” thuhet në dokument.

Historiku i emetimeve të Eurobondeve

Në vitin 2010, kur Shqipëria shënoi daljen e saj të parë në tregjet e kapitalit për të marrë një Eurobond me vlerë 300 milionë euro, arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar. Interesi më i lartë justifikohej në atë kohë për shkak se Shqipëria nuk kishte një profil në tregjet e kapitalit.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75% me 5 vjet maturim. Sigurisht dalja e dytë është përkthyer në një interes më të ulët.

Dalja e tretë në 2018 mban interesin më të ulët historik të arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.55% dhe afat maturimi 7-vjeçar, e ndikuar dhe nga tregjet e favorshme ndërkombëtare.

Në qershor të 2020-ës Shqipëria regjistroi daljen e katërt ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me një kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar. Në atë kohë ekspertët e fushës deklaruan se rezultati i arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit ishte më shumë çështje likuiditeti në treg që do të thotë se kishte para me shumicë dhe vendet e tjera në rajon e siguruan borxhin më lirë./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...