20.2 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Ëndrra e Insigne dhe synimet e Verratti, Italia mendon vetëm për trofeun

Askush nga “azzurrët” nuk dëshiron të zgjohet, po përjetojnë një ëndërr të bukur, po shijojnë një Itali totalisht ndryshe dhe pa diskutim shohin shumë më larg se sfida e radhës kundër Austrisë, kërkojnë të rikthehen sërish në Wembley për të shijuar edhe finalen e madhe.

Lorenzo Insigne është një nga protagonistët kryesorë të këtij ekipi, jo vetëm për golin e shënuar kundër Turqisë, kapiteni i Napolit e sheh vetëm shumë komod në këtë përfaqësuese të ndërtuar në perfeksion nga Roberto Mancini:

“Për herë të parë në jetë po përjetoj një kompetcion si protagonistë, për mua është një ëndërr që më bën të ndihem krenarë. Po jetoj një përrallë dhe po jap më shumë se 100% për të shlyer besimin që më ka dhënë misteri. Të nxjerr në fushë cilësitë e mia në funksion të një qëllimi të përbashkët, ky është objektivi im”, u shpreh Insige në konferencë për shtyp.

Një ditë përpara sfidës kundër Austrisë, është Marco Verratti ai i cili karikon Italinë: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet të luajmë gjithnjë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin kreativitet dhe me të njëjtën dëshirë. Mendoj se në këtë mënyrë mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe në të ardhmen të arrijmë diçka të jashtëzakonshme”, u shpreh Verratti në konferencë për shtyp. Italia dhe Austria janë përballur tetë herë ndërmjet tyre, 5 fitore për Italinë, dy barazime dhe vetëm një herë ka fituar Austria në vitin e largët 1912.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...