21.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Low përçan Gjermaninë, akuza pafund ndaj trajnerit

6 minuta përpara fundit ishin me një këmbë jashtë “Euro2020” me tifozët gjerman që përjetuan makthet e botërorit ku për herë të parë në histori u eliminuan që në fazën e grupeve. Çuditërisht sfida me Hungarinë ishte dhe ndeshja më e parë deri më tani në TV, me mbi 25 milion teleshikues.

Me një humbje, një fitore dhe një barazim, Gjermania arriti të kalojë si e dyta në Grupin F: “U kualifikuam por nuk e dimë sepse”, ky titull i të përditshmes “Bild”, është reflektimi më i qartë i asaj që po përjetojnë në Gjermani, ku Low dhe zgjedhjet e tij kanë përçarë ikonat e Kombëtares: “Low duhet më në fund të zgjohet. I besojë edhe një herë lojtarëve që kanë zhgënjyer”, u shpreh Lothar Matthaues i cili është një admirues i madh i Jamal Musiala, ishte pikërisht 18-vjeçari i Bayern që ideojë aksionin e golit të barazimit: “Ishte ai fituesi i ndeshjes dhe Low duhet ta aktivizojë më shumë”, theksoi ish legjenda e përfaqësueses gjermane.

Nën akuzë kanë përfunduar disa lojtarë si Gundogan, Serge Gnabry dhe mbi të gjitha Leroy Sane: “Nuk ishte ndeshja e tij, nuk u pa fare”, theksoi Mehmet Scholl, ish kampion europe me Gjermaninë. Në fakt, Sane gaboi në mënyrë fatale një pas të thjeshtë në shtesë që mund të sillte fitoren e Gjermaninë dhe rrjedhimisht kreun e Grupit F, por ka edhe nga ata që e shohin gotën gjysmë plot, nëse Gjermania do të fitonte do të kalonte në krahun e grupeve ku bëjnë pjesë, Belgjika, Italia, Spanja apo Portugalia. Në krahun ekzistues, mbase vetëm Anglia, kundërshtari i tyre i radhës qëndron më lart, pa harruar edhe Holandën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...