22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Kush e vrau Albanin?” – Programi investigativ italian “Le Iene” i rikthehet vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar në Brazil

Mysteri i vrasjes së shqiptarit Alban Gropçaj, 28 vjeç, në Fortaleza të Brazilit, ka marrë sërish vëmendje në median italiane, teksa programi investigativ “Le Iene” në Italia 1 i është rikthyer çështjes me pyetjen domethënëse: “Kush e vrau Albanin?”

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2019, dhe pas pesë vitesh, më 5 maj 2025, do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Brazil. Guido Bertola, një biznesmen italian, është i akuzuar për organizimin e vrasjes në bashkëpunim me të dashurën e tij braziliane.

Çfarë ndodhi në Brazil?

Sipas versionit të biznesmenit italian, ai dhe shqiptari Alban Gropçaj kishin udhëtuar së bashku në Brazil për çështje biznesi, pasi i riu punonte në kompaninë e tij në Itali. Një mbrëmje, teksa po ktheheshin në banesë, u ndaluan nga dy persona me motor. Sipas Bertolës, autorët nxorën atë nga makina dhe më pas qëlluan Albanin me një plumb, duke e lënë të vdekur.

Por për gazetarin Luigi Pelazza dhe ekipin e “Le Iene”, kjo histori ka shumë përplasje logjike dhe pikëpyetje të hapura.

Pista e pagesës për vrasje

Hetimet braziliane janë ndriçuar më tej nga dëshmia e vëllait të të dashurës së Bertolës, i cili i ka thënë policisë se i kishte dorëzuar një zarf me para një të afërmi të tyre pak ditë para vrasjes. Ky person më vonë është ekzekutuar në rrethana të dyshimta, duke e lënë pistën e pagesës për vrasje të hapur.

Bertola mohon çdo akuzë

I lirë në Itali, Bertola ka folur për mediat në prani të avokatit të tij, ku mohoi çdo përfshirje në vrasje:

“Albanin e trajtonim si pjesë të familjes. Të gjithë e donin. Nuk e di kush e vrau.”

Por sipas “Le Iene”, një motive i mundshëm për vrasjen lidhet me kundërshtimin e Albanit ndaj lidhjes jashtëmartesore të Bertolës me gruan braziliane, çka mund të ketë sjellë tension dhe përplasje mes tyre.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa sytë janë tani tek drejtësia braziliane, që më 5 maj do të nisë procesin ndaj Bertolës. Familja shqiptare e viktimës kërkon të vërtetën dhe drejtësi për Albanin – një i ri që iku në mënyrë të mistershme dhe ende të paqartë, në një kontinent larg shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...

Lapaj akuza të forta për naftën: ‘Del si ujë në Kuçovë, por shqiptarët paguajnë...

0
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur shqetësime të forta për menaxhimin e sektorit të naftës në vend, duke e cilësuar situatën...